Telegrafi

Rrjedhin specifikat e versionit të ri të Nexus 7

Modeli i ri i Nexus 7 përsëri do të prodhohet nga ASUS, mirëpo kësaj radhe duket se prodhuesi nuk është kursyer për nga specifikat harduerike.

Kjo, pasi që Nexus 7 do të ofrojë procesorin Snapdragon quad-core S4 Pro CPU me 2GB RAM, dhe 32GB memorie të brendshme, si dhe ekranin 7inç në 1080p. Për më shumë, në versionin e ri të Nexus 7 do të jenë edhe teknologjitë e reja si NFC, LTE bateria me 3950mAh.

Bashkë me performancat e avancuara, tableti i ri i Google dhe ASUS do të sjell edhe versionin e ri të Android, atë 4.3. Sipas International Business Times thuhet se tableti i ri Nexus 7 do të debutojë gjatë verës. / Telegrafi /