Telegrafi

Rrjedhin specifikat e telefonave HTC U11 Plus dhe U11 Life Android One

HTC është duke punuar në serinë e re të pajisjeve që do të prezantohen në ngjarjen e 2 nëntorit.

Pritet publikimi i telefonit HTC U11 Plus, por kjo nuk është pajisja e vetme, e cila po përgatitet nga HTC. Raportimet flasin edhe për pajisjen tjetër U11 Life Android One. HTC U11 Plus posedon ekran 6 inç Quad HD+ displej (2880 x 1440p, Gorilla Glass 5); procesor Qualcomm Snapdragon 835 CPU dhe Adreno 540 GPU; 6GB RAM-a/128GB hapësirë për ruajtje ose 4GB RAM/64GB hapësirë për ruajtje + microSD deri 2TB; kamerë 12MP, e cila xhiron në rezolucionin 4K dhe posedon kamerë të pasme prej 8MP; senzor të gishtërinjve; bateri 3000mAh me mbushje të shpejtë; rezistencë ndaj ujit dhe sistem operativ Android 8.0 Oreo, transmeton KosovaPress.

HTC U11 Life Android One ka ekran 5.2 inç Full HD (1920 x 1080p, Gorilla Glass); procesor Snapdragon 630 CPU dhe Adreno 508 GPU; 3GB RAM/32GB hapësirë për ruajtje ose 4GB RAM/64GB hapësirë për ruajtje + microSD; kamerë kryesore prej 16MP dhe kamerë për selfi prej 16MP; senzor të gishtërinjve; bateri 2600mAh; rezistencë ndaj ujit dhe sistem operativ Android 8.0 Oreo.