Telegrafi

Rrjedhin specifikat e Motorola Droid RAZR M HD

Siç thuhet, Motorola Droid RAZR M HD mbështetet në procesorin Snapdragon S4 Plus me 1.5GHz dual-core Krait,  si dhe baterinë me 3,300mAh, fakt i cili duket të jetë shumë i mirë për tu besuar.

Në mesin e shumë tipareve tjera, për Droid RAZR M HD thuhet se modeli posedon edhe procesorin e grafikës Adreno 225, memorien e integruar me 16GB, e cila mund të zgjerohet në 32GB,  si dhe rezolucionin prej  720×1280 piksel.

Në këtë fazë gjithçka është një spekulim, sepse ende nuk ka fotografi të këtij modeli të ri të telefonit të cilin Motorola do ta lansojë, mirëpo ajo që merret vesh janë vetëm disa nga karakteristikat e Droid RAZR M HD. / Telegrafi /