Telegrafi

Rrjedhin specifikat e Galaxy Ace 3

Samsung Galaxy Ace 3 do të vijë me Android Jelly Bean, supozohet se do të jetë versioni Android 4.2.2, dhe i njëjti do të përmbajë procesorin dual core 1GHz me 1GB RAM, plus 4GB memorie të brendshme.

Karakteristikat tjera të Samsung Galaxy Ace 3 përfshijnë edhe portin për mikro SD për ekstra memorie, kamerën e përparme me 0.3 mega-piksel, bashkë me atë të pasmen me 5 mega-piksel. Çmimi i këtij modeli të ri të telefonit të Samsung pritet të jetë i përafërt me 200 euro. / Telegrafi /