Telegrafi

Rrjedhin shumica e detajeve të Xiaomi Mi Max

Ndërsa java zyrtare e lansimit të modelit të ri të fabletit të Xiaomi, Mi Max që thuhet se do të sjell ekranin masiv me 6.4”, pamjet e reja të kësaj pajisje të re mobile po vazhdojnë të shfaqen online.

Sipas pamjeve që tashmë kanë rrjedhur online shihet se Mi Max do të jetë një pajisje me ekran masiv, me butonat në ballinë të telefonit dhe dizajnin mbresëlënës.

Karakteristikat e shumta të Mi Max do ta përfshijnë ekranin në Full HD me procesorin Snapdragon 650C. Më pas thuhet se pajisja do të vijë me 3GB RAM, 32GB memorie si dhe kamerën kryesore me 16MP, dhe kamerën e përparme me 5MP.

Mi Max është thënë se do të vijë me versionin më të ri të sistemit operativ Android, atë 6.0.