Telegrafi

Rrjedhin pamjet zyrtare të HTC One E9+

Pamjet e fundit të HTC One E9+ që thuhet se janë të njëjtat që do ti dërgohen mediave pas lansimit zyrtar, shfaqin telefonin e ri të HTC për të cilin thuhet se do të vijë në tri ngjyra të ndryshme.

HTC One E9+ besohet se do të vijë me ekranin prej 5.5 inç në Quad HD me rezolucion prej 2560 x 1440 pikselëve, si dhe procesorin octa core MediaTek MT6795 me 3GB RAM, plus 32GB memorie të brendshme e cila mund të zgjerohet edhe më tej.

Telefoni është thënë se përmban kamerën kryesore me 20MP që është e vendosur në anën e pasme, dhe kjo mund të jetë kamera e njëjtë që është përdorur në One M9, edhe pse kjo ende është për t’u konfirmuar. Pritjet janë që telefoni më i ri i HTC të sjell edhe Android 5,0 Lollipop dhe HTC Sense 7.0.

HTC ka paralajmëruar se do ta mbajë një ngjarje mediale në Kinë më 8 prill, në të cilën kompania pritet ta zbulojë HTC One M9 + dhe gjithashtu HTC One E9 +. (Telegrafi)