Site icon Telegrafi

Rrjedhin pamjet që e tregojnë LG G8 nga të gjitha këndet (Foto)

Ka mbetur një javë, kur LG e lanson telefonin e ri G8 në Mobile World Congress në Barcelonë.

Deri më tani, e dimë se quhet LG G8 ThinQ, që do të kushtojë 800 euro, por detajet tjera mungonin, transmeton Telegrafi.

Sipas disa imazheve të rrjedhura, tani mund ta kemi pamjen e plotë të këtij telefoni të zgjuar, që madhësi të konsiderueshme, ndërsa është mjaft i hollë.

Ekrani është i mprehtë dhe me një hapësirë në pjesën e poshtme, ndërsa figura ka rezolucion të lartë. Në pjesën e pame janë dy kamera, si dhe regjistruesi për identifikimin e shenjave të gishtit.

Çfarë bie në sy, është porta e kufjeve, që për fat të mirë, LG ka vendosur të mos i largojë sikurse kanë bërë dhe kompanitë tjera. /Telegrafi/

Exit mobile version