Telegrafi

Rrjedhin pamjet jozyrtare të Samsung Galaxy Note 4

Thashethemet e fundit sugjerojnë se Samsung Galaxy Note 4 do të ketë disa ngjashmëri me Galaxy Alpha, ndërsa pamjet e para jozyrtare të këtij fableti shfaqin pamje të cilat janë përfolur edhe më parë për Samsung Galaxy Note 4.

Samsung Galaxy Note 4 është thënë se do të vijë me ekranin me diagonalen prej 5.7-inç me rezolucionin prej 2560 x 1440 pikselëve.

Si gjithnjë, fableti pritet të vijë në dy versione: njëri që sjell procesorin Snapdragon 805, dhe tjetri me procesorin e Samsung Exynos 5 (Exynos 5433).

Karakteristikat tjera të fabletit të ri të Samsung përfshijnë edhe 3GB RAM, 32GB memorie të brendshme, portin për microSD, sensorin për gisht, kamerën e pasme me 16MP, dhe Android 4.4 KitKat, si sistemin e saj operativ.

Samsung e ka planifikuar një ngjarje më 3 shtator, në të cilën kompania pritet ta prezantojë Galaxy Note 4. (Telegrafi)