Telegrafi

Rrjedhin pamjet e Samsung Galaxy Note 3 Neo

Dje gjatë ditës, blogu Sammobile ka cicëruar me një fotografi të pajisjes së re mobile, e cila mendohet se është Note 3 Neo. Në këtë fotografi shihet edhe versioni origjinal i Note 3. Edhe pse duken ngjashëm, versioni i ri i modelit Neo duket se është më i vogël se sa Note 3.

Përveç numrit serik të pajisjes – SM-N750/5, Sammobile nuk ka dhënë detaje tjera, edhe pse më herët GSMArena kishte pohuar se i ka disa prej karakteristikave të Note 3 Neo.

Note 3 Neo mund të përfshijë disa nga karakteristikat e Note 3, mirëpo përsëri besohet se ky model do ti përngjajë më shumë më shumë Galaxy Note 2.

Sipas GSM Arena, Neo do të vijë me diagonalen e ekranit në 5.55-inç në 720p Super AMOLED, kamerën e pasme me 8-megapiksel, 2GB RAM, 16GB memorie të brendshme si dhe baterinë me 3,100 mAh.

Procesori i Note 3 Neo mund të jetë më i mirë sesa ai i Note 2. GSMArena thotë se Neo do ta ketë procesorin 1.7GHz dual + 1.3GHz quad-core, për dallim nga Note 2 i cili posedon procesorin me 1.6GHz quad-core Exynos.

Për më shumë, thuhet se Neo do ti ketë të gjitha karakteristikat tjera të Samsung të njohura si Smart Features, të cilat tashmë gjenden në Note 3 dhe Galaxy S4. / Telegrafi /