Telegrafi

Rrjedhin pamjet e Samsung Galaxy Mega

Mbështjellësi anësor i telefonit përfshin lidhjen me rrjet të telefonisë mobile, dhe ngjan pak a shumë si paraardhësi i tij, Mega, 6.3” i cili e kishte ekranin paska më të vogël sesa modeli i ri që pritet të paraqitet së shpejti në tregun amerikan dhe atë global.

Megjithatë, disa nga ju nuk e cilësoni Galaxy Mega 7.0 si një telefon ose fablet, por një tablet, mirëpo duhet pasur parasysh se kjo do të jetë një pajisje e lehtë dhe e hollë, prandaj edhe do të mund të përdoret si telefon.

Samsung do ta mbajë eventin e radhës më 12 qershor, ku linja e re Galaxy Tab S do të zyrtarizohet. Mbase edhe Galaxy Mega 7.0 do të jetë aty. /Telegrafi/