Telegrafi

Rrjedhin pamjet e reja të Nokia Asha 500

Pajisja mobile duket se ka pësuar ndryshime të vogla në dizajn dhe butona fizik, mirëpo tiprari më i dallueshëm është mbështjellësi prej xhamit dhe polikarbonit. 

Sipas burimeve të ndryshme thuhet se Asha 500 do të vijë në treg me opsionin për dy sim-kartela dhe lidhje të internetit WiFi.

Lajmi i mirë është që Asha 500 do të vijë me mbështetjen e WhatsApp, funksioni i ri të cilin përdoruesit po e presin në modelin tjetër, Asha 501. / Telegrafi /