Telegrafi

Rrjedhin pamjet e para të Nexus 5

Në modelin e ri të telefonit të linjës Nexus, thuhet se nuk do të jetë mbështjellësi i qelqtë sikurse në versionin paraprak, Nexus 4, ndërsa madhësia e ekranit të Nexus 5 thuhet se do të jetë më i madh, përkatësisht me diagonalen prej 5 inç. 

Karakteristikë tjetër e Nexus 5 thuhet se do të jetë Snapdragon 800, i cili gjithsesi se do ta rrisë shpejtësinë dhe performancën e telefonit të shumë-kërkuar Android.

Risi tjetër në Nexus 5 besohet se do të jetë edhe mbushësi pa tela, Qi dhe mbështetja për brezin e shtatë të LTE, Bluetooth 4.0, NFC dhe brezin dual-band 802.11 b/g/n/ac. / Telegrafi /