Telegrafi

Rrjedhin pamjet e para të LG Flex

Në anën tjetër, Samsung tashmë e ka prezantuar modelin e saj të ri të telefonit me ekran të lakuar, Samsung Galaxy Round, mirëpo LG është përgjigjur menjëherë me modelin e ri, Flex.

Për më shumë, LG gjithashtu ka thënë se tani ka filluar edhe me prodhimin e baterive të lakuara për telefona të mençur dhe teknologji të cilat i bartim në trup, dhe këto bateri për të parën herë pritet të jenë prezente në modelin e ri të telefonit, LG Flex.
LG Flex thuhet se do të vijë me ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonalen prej 6 inç, ndërsa forma e këtij modeli pritet t’i ngjajë modelit tjetër Samsung Galaxy Round.

Modelet e telefonave me ekran të lakuar pritet ta pushtojnë tregun në vitin e ardhshëm, dhe gjithsesi se modelet e para duket mjaft interesante, mirëpo duhet pritur lansimin zyrtar të LG Flex për ta vlerësuar pamjen e tij. / Telegrafi /