Telegrafi

Rrjedhin pamjet e para të iPhone 6?

Njëra prej fotografive e shfaq pjesën e përparme të ekranit të iPhone 6, i cili është i rrethuar nga kornizat e holla prej metali, ndërsa në pjesën e poshtme të ekranit shihet butoni me sensorin e gishtërinjëve, i cili është pothuajse i ngjashëm me atë që është në iPhone 5S.

Pamja e publikuar e telefonit përputhet shumë me thashethemet e deritashme, të cilat sugjerojnë se iPhone 6 do të ketë ekran më të madh sesa diagonalja prej 4 inç, si dhe pohimet tjera të cilat thonë se gjenerata e re e telefonit të Apple do të vijë në një dizajn më të hollë sesa versionet paraprake të iPhone, duke përfshirë edhe iPhone 5S.

Fotot e publikuara shkojnë gjithashtu së bashku edhe me spekulimet e mëparshme që sugjeronin se iPhone do të vijë në dy madhësi të ndryshme të ekranit, njërin me diagonale prej 4.7 inç dhe tjetrin 5,5 inç.

Mirëpo, ka zëra që thonë se njëri prej modeleve të mundshme të iPhone është edhe ai i cili do të ketë një shtresë të jashtme jashtëzakonisht të hollë, prej vetëm 6mm, dhe ky model do të mund të quhet iPhone Air.

Njerëz të afërt me kompaninë Apple dhe prodhimin e modelit të ri të iPhone thonë se, iPhone 6 do të jetë një kombinim mes iPad Air dhe iPod Touch. / Telegrafi /