Telegrafi

Rrjedhin pamjet e para të HTC X10

HTC X10, që fillimisht është përfolur muajin e kaluar pas prezentimit të specifikave të tij në Eurasian Economic Commission, tani ka rrjedhur në disa imazhe të reja.

Imazhet e shfaqura fokusohen në pamjen frontale të pajisjes, mirëpo një prej tyre tregon edhe pjesën e sipërme të anës së prapme.

Si duket, telefoni nuk do të ketë sensorin për gjurmët e gishtërinjëve. Lajmi i rrjedhur poashtu zbulon disa nga specifikat e pajisjes, të cilat përfshijnë procesorin Helio P10, ekranin full HD të madhësisë 5.5 inç, kamerën e pasme prej 13MP dhe RAM memorien prej 3GB.

HTC X10 pritet të shitet me çmim prej 287 dollarëve dhe pritet të dal zyrtarisht në muajin e ardhshëm në Kinë.