Telegrafi

Rrjedhin pamjet e para të BlackBerry Venice

Edhe pse mund të duket pak e vështirë për ta menduar një kompani si BlackBerry duke u kthyer në Android, për t’i shlyer dyshimet llogaria e famshme @ evleaks ka postuar një foto të të modelit të ri të telefonit me ndërfaqen e Android, përkatësisht versionin Android Lollipop.

Google Play me sa duket gjithashtu do të jetë e integruar në telefon, që nënkupton se Google Maps dhe Hangouts do të jenë pjesë e këtij modeli të ri të telefonit.

Sipas njoftimeve dhe informatave të deritashme thuhet se data e lansimit zyrtar të këtij modeli do të jetë muaji nëntor, dhe fillimisht do të lëshohet në tregun amerikan. (Telegrafi)