Telegrafi

Rrjedhin pamjet e para të Android 4.4 Kit Kat

Pritet që Android 4.4 KitKat të lëshohet më vonë gjatë këtij muaji, ndërsa pajisja e parë mobile e cila do ta ketë këtë version të sistemit operativ thuhet se do të jetë telefoni i shumë-pritur i Google, Nexus 5.

Në fotografitë e postuara nga Gadget Helpline mendohet se është postuar një version më i vjetër i Android 4.4 KitKat, pasi që në të ka referenca të emrit Key Lime Pie, i cili duhej të ishte emri i versionit të ri të sistemit operativ, para se Google të arrinte marrëveshje me Nestlen për ta quajtur këtë version me emrin e çokolatës së famshme KitKat.

Edhe pse në faqen e Gadget Helpline janë publikuar disa fotografi të Android 4.4 KitKat, ende nuk dihet se sa ndryshime do të sjell Google para se ta lëshojë versionin e saj përfundimtar në treg, debutim i cili pritet të ndodhë në fund të këtij muaji. / Telegrafi /