Telegrafi

Rrjedhin pamjet e Nokia me Windows Phone 7

Gjatë këtyre ditëve, Telegrafi.com vazhdimisht ka raportuar për modelet dhe afatet e mundshme të telefonave Nokia me këtë sistem operativ, ndërsa si datë e mundshme e lansimit të tyre pritet të jetë tetori i këtij viti.

Mirëpo, tani duket se kanë rrjedhur disa fotografi të telefonit të parë Nokia me Windows Phone 7.

Më saktësisht, një faqe hungareze e ka shfaqur një model të ri të Nokia’s, i cili duket mjaft i ngjashëm me modelin e fundit të prezantuar, Nokia N9 MeeGo.

Fotografia ka rrjedhur nga një punonjës i Nokia’s, i cili ka prezantuar para disa njerëzve, risitë që Nokia ka bërë për konsumatorët që e duanë këtë markë. / Telegrafi /