Telegrafi

Rrjedhin pamjet e Nokia Lumia 1520

Ndërsa tani, llogaria e famshme në Twitter @evleaks ka publikuar edhe disa fotografi tjera të fabletit të Nokia-së, të cilat pretendon se janë të Nokia Lumia 1520, të cilat janë bërë gati për t’i ndarë me mediat.

Fableti i ri i Nokia-së pritet të sjell procesorin e fuqishëm quad-core Snapdragon 800, ndërfaqen me 1080p, kamerën me 20 mega=piksel dhe Windows Phone 8 GDR3.

Nokia Lumia 1520 pritet të debutojë në treg para fundit të këtij muaji, në njërën prej ngjarjeve mediale të cilën kompania e ka caktuar në muajin shtator. / Telegrafi /