Zbulohet ku do të prodhohet dhe shitet
Kohëve të fundit, Infiniti ka bërë të ditura planet për një makinë të re elektrike, ndërsa së fundi rrjedhën edhe pamjet se si duket, transmeton Telegrafi.
Megjithëse është vetëm në fazat e konceptit, ka mundësi që të njëjtin ta shohim të prodhuar dhe të lansuar në të njëjtën formë.
Reuters raporton se ky brend që është në pronësi të Nissan, makinën e re do të prodhojë në Kinë, ku edhe do ta shes.
Deri më tani, kanë rrjedhur vetëm pamjet, ndërsa kompania do të tregojë detajet në një konferencë shtypi, që zhvillohet para se të fillojë Shanghai Auto Show.
Sipas të gjitha gjasave, ky Infiniti është një makinë elektrike që do të shitet vetëm për tregun kinez, mirëpo nuk dihen arsyet. /Telegrafi/