Telegrafi

Rrjedhin pamjet e Motorola Moto X+1

Kësaj radhe, @evleaks e ka bërë një publikim për modelin e ri të Motorola-së, modelin Moto X+1, për të dhënë një pamje më të qartë të telefonit, sesa thashethemet dhe pamjet jozyrtare që janë paraqitur deri më tani.

Pamjet e publikuara të Moto X+1 shfaqin opsionet me ngjyra të telefonit të ri, duke përfshirë edhe versionin me mbështjellësin prej druri, ndërsa thuhet se operatori mobil amerikan Verizon do të jetë i pari që do ta ofrojnë këtë telefon për përdoruesit e tyre, ndërsa tregu britanik do ta pasojë tregun amerikan, më pas.

Pamja e telefonit të ri të Motorola-së duket shumë e ngjashme me atë të Moto X, edhe pse në këtë version janë shtuar dëgjueset stereo në pjesën e përparme të telefonit, ndërsa pikat që duken në pjesën e përparme të telefonit besohet se janë për kamerat që do ti ketë Moto X+1 për të dhënë pamje 3D, sikurse modeli i Amazon.

Edhe pse ende nuk janë konfirmuar të gjitha detajet, pritjet janë që procesori i Moto X+1 të jetë i Qualcomm Snapdragon 801, me 2GB RAM, ekranin prej 5.2 inç në Full HD dhe kamerën e pasme me 13MP për incizim të videove në 4K. (Telegrafi)