Telegrafi

Rrjedhin pamjet e modelit të ri të telefonit nga Oppo, N1

Oppo N1 pritet që të prezantohet zyrtarisht brenda disa ditësh, ndërsa thuhet se i njëjti do të jetë i pajisur me procesorin 2.3 GHz Qualcomm Snapdragon 800 si dhe 2GB RAM.

Ekrani i ndjeshëm në prekje i Oppo N1 vjen me 5-inç në 1080p bashkë me kamerën e pasme me 12 ose 16 mega-piksel, me ndriçuesin Xenon, si dhe teknologjinë e Oppo’së “Owl”.

Fatkeqësisht, ende nuk dihet asgjë për çmimin e pajisjes, apo kohën e prezantimit në tregun global. / Telegrafi /