Vetëm disa ditë më parë, Mercedes-Benz publikoi lajmin se do të vë në prodhim një kupe të veçantë, që është më e gjata e këtij lloji.
Nuk kaloi shumë kohë dhe kanë rrjedhur foografitë, që e tregojnë në tërësi këtë veturë që është thënë se është kërcënim për Rolls Royce dhe Benley, transmeton Telegrafi.
Ashtu edhe siç pritej, kjo kupe e ka tepër të gjatë dhe të gjerë pjesën e përparme, në të cilën besohet se do të jetë një motor shumë i fuqishëm.
Me një grill të gjerë dhe linja të hapura, kjo makinë ka një përfundim shumë të mprehtë. Të dy dyert e kupesë, kanë një pamje unike, që i bën kapakët të ngrihen lartë.
Sa i përket pjesës së brendshme, më shumë ngjanë me ndonjë klub nate, se sa enterier i makinës. /Telegrafi/