Telegrafi

Rrjedhin pamjet e iPhone-it të lirë?

Thashethemet rreth një “iPhone të lirë” po qarkullojnë në internet për një kohë të gjatë tashmë, ndërsa së fundmi është paraqitur edhe një koncept i dizajnit të këtij modeli, i cili ka mbështjellës të plastikës, njësoj sikurse iMac’i i dikurshëm.

Me modelin e lirë të iPhone, besohet se Apple po mundohet të hyjë në tregun e telefonave më të lirë, në të cilin dominojnë Samsung dhe HTC.

Njëra prej arsyeve kryesore pse Apple është duke iu kthyer dizajnit të iMac është demistifikimi i dizajnit dhe afrimi me konsumatorët e saj. / Telegrafi /