Telegrafi

Rrjedhin pamjet e Huawei Ascend Mate 2!

Versioni i parë i Huawei Ascend Mate është një telefon me ekran masiv prej 6.1 inçëve, kështu që pritjet janë që edhe Mate 2 të jetë një fablet gjigant, sa i përket ekranit të saj të ndjeshëm në prekje.

Nga fotografitë e rrjedha të Mate 2 shihet se Huawei ka vendosur që të bëjë ndryshime kozmetike në fabletin e saj të ri, të cilit ia ka shtuar mbështjellësin e metaltë, dhe këndet e rrumbullakëta.

Specifikat e telefonit të Mate 2 ende nuk janë zyrtare, mirëpo në mesin e shumë prej tyre përmendet edhe ekrani me 6.1 inç, rezolucion prej 1080p, si dhe procoesori prej 1.6 GHz quad core me 2GB RAM.

Ende nuk dihet nëse Ascend Mate 2 do të jetë në dispozicion edhe jashtë tregut kinez, mirëpo një gjë e tillë thuhet se është shumë e mundshme. / Telegrafi /