Telegrafi

Rrjedhin pamjet e Google Music 4

Sipas burimeve të Android Police, thuhet se Google Music 4.0.1 i dedikohet versionit të ri të sistemit operativ Android, Ice Cream Sandwich, i cili gjithashtu pritet të dal në treg së shpejti.

Edhe pse Google Music 4 është i drejtuar tek Ice Cream Sandwich, shërbimi megjithatë punon dhe është kompatibil edhe me versionet paraprake të Android, si Gingerbread dhe Froyo.

Në versionin e ri, Google ka bërë një ri-dizajn të ndërfaqes, i cili posedon butona më elegant, dhe kontroll më të mirë për përdoruesin.

Të gjithë ata që dëshirojnë t’i provojnë karakteristikat e reja të Google Music 4, mund ta shkarkojnë këtë version të ri në faqen e Android Police. / Telegrafi /