Telegrafi

Rrjedhin pamjet e Galaxy Note 5 dhe S5 edge+

Dhe tashmë të gjithë e dimë se arsyeja kryesore për këtë datë të lansimit nga ana e Samsung, është që t’i shmanget rivalitetit dhe kohës së prezantimit të pajisjes më të famshme mobile në botë – iPhone.

Ndërkohë gjatë ditës së djeshme janë lëshuar disa foto të reja të pajisjeve ku mund të shihen qartë produktet e ardhshme të Samsung.

S6 edge+ është i koduar me numrin serik SM-G928A që na bën të ditur se pajisja do të dal në shitje prej AT&T.

Përveç kësaj, fotot nuk tregojnë ndonjë detaj shtesë. Siç e kemi parë edhe më herët, Edge+ duket si version më i madh i Galaxy S6 edge, ndërkohë që Note 5 duket të jetë version më i rrafshtë se sa është parashikuar fillimisht. (Telegrafi)