Site icon Telegrafi

Rrjedhin pamjet e fanellës së parë të Liverpoolit me kompaninë Nike

Në internet tashmë janë zbuluar fanellat e reja të Liverpoolit me kompaninë e re sponsorisuese Nike.

Marrëveshja e Reds me New Balance përfundon në maj dhe klubi ka siguruar tashmë një marrëveshje me kompaninë tjetër të madhe Nike.

Kjo marrëveshje e Liverpoolit me Nike thuhet se është shumë fitimprurëse, me Reds që pritet të fitojnë 80 milionë euro në vit nga gjiganti amerikan i veshjeve sportive.

Lexo po ashtu Te gjitha lajmet rreth Liverpoolit

Nike pritet të bëhen prodhues i tyre për sezonin pasues, 2020-21, por tifozët ishin shumë kurioz për të ditur se si do të duken fanellat e ekipit të tyre.

Tani faqja e njohur sportive Footy Headlines ka publikuar pamjet e para të fanellës së parë apo asaj të shtëpisë që Liverpooli do ta mbaj nga Nike.

https://twitter.com/Footy_Headlines/status/1250388557900009478

Fanella do të vazhdoj të mbahet e kuqe, ndërsa do të ketë edhe disa prerje gjelbra dhe të bardha dhe në mëngë.

Standard Chartered do të mbetet sponsori kryesor edhe një herë, ndërsa Western Union do të ketë disa reklama në mëngë.

Në pjesën e pasme të fanellës është një grafik me numrin ’96’ si nderim për të gjithë ata që humbën jetën në fatkeqësinë e stadiumit Hillsborough më 1989. /Telegrafi/

Exit mobile version