Telegrafi

Rrjedhin pamjet e BlackBerry Z30

Pamjet e BlackBerry Z30 janë zbuluar nga faqja CrackBerry, e cila besohet se detajet i ka nxjerr nga një demo e BlackBerry 10, ndërsa thuhet se telefoni i ri i kompanisë kanadeze do të ketë ekran të ndjeshëm në prekje me diagonale prej 5 inç, me një rezolucion prej 1280 x 720 pikselëve.

BlackBerry Z30 besohet se do të ketë procesorin dual core me 1.7Ghz dhe 2GB RAM, ndërsa i njëjti do të vijë edhe me 16GB dhe kartelën microSD e cila mund të zgjerohet në 64GB.

Specifikat tjera të BlackBerry Z30 ende nuk janë bërë të ditura në publik, duke përfshirë edhe çmimin e mundshëm të këtij modeli të ri të telefonit. / Telegrafi /