Site icon Telegrafi

Rrjedhin pamjet dhe specifikat e HTC One M9+

Në postimin e @onleaks shihet modeli i ri i telefonit që është afër HTC One M9.

Sipas burimeve të shumta të lajmit thuhet se HTC One M9+ do të vijë me ekranin prej 5.5 inç.

Ndër të tjera thuhet se telefoni i ri i HTC-së do të vijë me rezolucion të rritur, përkatësisht 2560 x 1440 piksel, për dallim prej ekranit Full HD që është në One M9.

Karakteristikat tjera të telefonit thuhet se do të jenë të ngjashme me ato të HTC One M9, që përfshijnë procesorin Octa core Snapdragon 810 me 3GB RAM dhe 32GB memorie të brendshme.

HTC One M9+ besohet se do të ketë kamerë të pasme të ngjashme me atë të M9, por që kamera e përparme e telefonit do të jetë e përmirësuar. (Telegrafi)
 

Exit mobile version