Telegrafi

Rrjedhin në internet fotografi të fanellave të Interit për sezonin e ri

Fanellat e Interit për sezonin e ardhshëm 2023/24 si vendas dhe si mysafir janë zbuluar tashmë në internet.

Fanellat e Nerazzurrëve për sezonin e ardhshëm janë zbuluar në Tëitter nga faqet  interjezzy dhe Footy Headlines.

E para, për ndeshjet si vendas apo në shtëpi përmban një dizajn abstrakt dhe do t’i ketë logot e verdha të Nike dhe klubit.

Kjo është diçka që tifozët e Interit e kishin parë tashmë në sezonet 2001/02, 2002/03 dhe së fundmi në sezonin 2016/17.

Kompleti i fanellave të dyta apo ato të ndeshjeve si mysafirë është kryesisht i bardhë me një shirit të pjerrët me ngjyrat zi dhe kaltër.

Sipas faqes së njohur Footy Headlines, fanella e parë e Nerazzurrëve do të jetë e disponueshme apo për shitje në muajin maj të këtij viti.

Ndryshe, Interi luan sot (e mërkurë) në shtëpi ndaj Juventusit në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Coppa Italia, dhe kërkon një vend në finale pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë. /Telegrafi/