Para pak kohësh ishte thënë se telefoni do të vijë në tri opsione të ngjyrave, ndërsa tani besohet se më shumë detaje kanë rrjedhur për telefonin kryesor të HTC-së.
HTC One M9 Hima thuhet se do të vijë në mars të vitit 2015, kohë kjo e ngjashme me lansimin e HTC One M8 vitin e kaluar.
Siç dihet tashmë, telefoni i ri i HTC-së do të vijë me ekranin prej 5-inç në full HD me 144.3 x 69.4 x 9.56 mm.
Pritjet janë gjithashtu që telefoni të ofrojë edhe Snapdragon 810 me 4 core që operojnë në 2.0GHz dhe 4 tjera në 1.5GHz, me 3GB RAM.
Gjithashtu është thënë se HTC do të ofrojë edhe UltraPixel, si dhe kamerën me 20.7MP në HTC One M9, kamerën e dytë me 13MP apo atë me 4MP UltraPixel, baterinë me 2,840 mAh dhe Android 5.0 Lollipop të ndërtuar me ndërfaqen Sense 7 UI mbi të. (Telegrafi)