Telegrafi

Rrjedhin karakteristikat e tabletit Sony Xperia Z2

Sipas @evleaks, Sony Xperia Z2 do të vijë me diagonalen e ekranit prej 10.1 inç në full HD me rezolucionin prej 1920 x 1200 pikselëve.

Tableti i ri Android nga Sony do të mbështetet nga procesori quad core 2.3GHz me 3GB RAM dhe 16GB memorie të brendshme. Xperia Z2 posedon portin për kartelën microSD, dhe baterinë me 6,000 mAh.

Sony Xperia Z2 sjell edhe dy kamera, atë të pasmen me 8 mega-piksel dhe kamerën e përparme me 2 mega-piksel për foto dhe video.

Njësoj sikurse versioni paraprak i tabletit Xperia Z, edhe modeli i ri i Sony Xperia Z2 Tablet do të jetë rezistent ndaj pluhurit dhe ujit, ndërsa i njëjti do të vijë me versionin më të ri të sistemit operativ të Google, Android 4.4 KitKat. / Telegrafi /