Telegrafi

Rrjedhin karakteristikat e Moto E

Së fundmi, disa nga specifikimat e telefonit të ardhshëm të Motorola, Moto E janë publikuar në internet, dhe siç thuhet versioni i ri i telefonit do ti sjell disa përmirësime.
Raporti thotë se Moto E do ta ketë ekranin me diagonalen prej 4.5-inç në rezolucionin prej 540 x 960 pikselëve, kamerën e pasme me 5MP në LED flash, si lidhjen për rrjetin LTE, që mungonte në modelin paraprak.

Edhe pse ende nuk dihet asgjë për procesorin e pajisjes, thuhet se Moto E do ta ketë procesorin e Moto G, që domethënë quad-core Snapdragon 400 apo 410.

Sa i përket softuerit, pritjet janë që Moto E do ta sjell Android 5.0 Lollipop, me çmimin e njëjtë që e kishte paraardhësi i tij në lansim. (Telegrafi)