Telegrafi

Rrjedhin imazhet e Kylie Jennerit si 16-vjeçare të publikuara në MySpace

Ueb-faqja, BuzzFeed ka mbledhur disa fotografi nga një llogari e vjetër e Kylie Jennerit.

Ajo për herë të fundit e kishte shfrytëzuar këtë rrjet sociale në vitin 2007 dhe fotot në të tregojnë kohën kur bukuroshja ishte 16-vjeçare.

Ne jemi mësuar ta shohim atë si një personalitet të mirënjohur që duket e përsosur në çdo moment dhe nuk shfaqet në publik pa grim dhe rroba të rregulluara.

Megjithatë, shpesh harrojmë se yjet ishin të rinj dhe kalonin një periudhë “adoleshente” të jetës.

Kujtojmë se Në bazë të listës vjetore të Forbes për miliarderët, Kylie Jenner është bërë zyrtarisht miliarderja më e re e të gjitha kohërave duke e hequr nga froni themeluesin e Facebookut, Mark Zuckerberg.

Miliardin e saj të parë, pjesëtarja e klanit Kardashian/Jenner e ka arritur falë suksesit të madh të linjës së saj të kozmetikës, Kylie Cosmetics. /Telegrafi/