Është konfirmuar se Samsung Galaxy S23 FE do të lansohet së shpejti. Telefoni më herët ishte listuar në Geekbench me dy variante të çipave. Dhe pritet që telefoni i ri pritet që të jetë si pasardhës i modelit Galaxy S21 FE.
Së fundmi, rrodhi një imazh i dizajnit aktual të telefonit, dhe kjo gjithashtu u pa edhe tek një bazë e të dhënave të karikimit me valë, duke sugjeruar kështu se telefoni do të ketë një kapacitet më të ulët të karikimit në krahasim me modelet e tjera Galaxy S23.
Modeli i ardhshëm Fan Edition i telefonit pritet të jetë pjesë e serisë Galaxy S23, e cila përfshin gjithashtu Galaxy S23, Galaxy S23 Plus dhe Galaxy S23 Ultra, raporton gadgets360, transmeton Telegrafi.
Galaxy S23 FE u vu re edhe në Wireless Power Consortium, që duket se mbështet një karikim me valë 4.4W. Faqja e internetit nuk tregon fuqinë e karikimit të energjisë që ka të ngjarë të lejojë porta USB Type-C. Për të krahasuar, Galaxy S23 Ultra mbështet karikim të shpejtë 45W me kabllo dhe 15W me valë.
Një ueb-sajt holandez, Samsung Club, nga ana tjetër, shpërndau imazhe të rrjedhura të modelit të supozuar Galaxy S23 FE.
Imazhi i shpërndarë tregoi se telefoni ka të ngjarë të ketë një ekran 2.5D. Paneli i pasmë i telefonit pritet të jetë po aq i sheshtë dhe ka të ngjarë të vendosë njësinë e trefishtë të kamerës së pasme në këndin e sipërm të majtë në tre prerje rrethore të vendosura vertikalisht. /Telegrafi/