Telegrafi

Rrjedhin fotot zyrtare të iPhone 5C

Mirëpo tani duket se kemi disa pamje të reja të iPhone 5C, të cilat mendohet se janë zyrtare dhe me qëllim të përdorimit nga mediat e ndryshme botërore. Burimet e këtyre fotografive besohet se kanë dal nga një shitës me pakicë të Apple në Rumani, të cilat këtij biznesi besohet se i janë dhënë për promovim në dyqanet zyrtare.

Apo, me siguri se me publikimin e këtyre fotografive të reja të iPhone 5C, Apple nuk ka dashur që interneti të popullohet me fotografi të cilat e shfaqin telefonin e saj me pamje të turbullta dhe e minimizojnë dizajnin e këtij modeli të ri të telefonit.

Besohet se iPhone 5C në treg do të debutojë më 20 shtator, bashkë me iPhone 5S, ndërsa prezantimi zyrtar i telefonit thuhet se do të bëhet më 10 shtator 2013. / Telegrafi /