Site icon Telegrafi

‘Rrjedhin’ fotografitë – a do të duket kështu ekrani i iPhone 12?

Në pritje të modelit të ri iPhone 12, duket se në internet është shfaqur një “rrjedhje”, e cila na tregon se si duket ekrani i këtij telefoni.

Këto foto fillimisht u postuan në rrjetin social kinez Weibo, dhe ai sheh që ato janë ripunuar për të fshehur identitetin e personit që i postoi, transmeton Telegrafi.

Më herët kishte informacione se Apple gradualisht do të zvogëlojë madhësinë e iPhone 12.

Në Twitter, përdoruesi Digital Chat Station pretendon se këto janë ekranet e modelit iPhone 12 me një diagonale prej 5.4 inç, i cili do të jetë iPhone më i vogël me një ekran të plotë të deritanishëm – më i vogël edhe se iPhone SE 2.

Ndërsa presim ende më shumë informacione për iPhone 12, ne do të vendosim një pikëpyetje të vogël pranë këtyre fotove. /Telegrafi/

https://twitter.com/StationChat/status/1287548372316954624?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1287548372316954624%7Ctwgr%5E&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.b92.net%2Ftehnopolis%2Fvesti.php%3Fyyyy%3D2020mm%3D07nav_id%3D1711851

Exit mobile version