Samsung planifikon të paraqesë serinë e re S20 më 11 shkurt, dhe fotografitë e para të telefonave të rinj inteligjentë tani janë zbuluar.
Eksperti Samsung Max Weinbach nga komuniteti i zhvilluesve XDA Developers ka marrë fotot e para të serisë tjetër Samsung Galaxy nga një burim anonym, transmeton Telegrafi.
Fotografitë tregojnë modelin e përgjithshëm të Galaxy S20 më të madh, i cili është i pajisur me një ekran më të madh në krahasim me Galaxy S10 të mëparshëm.
Ai përfshin një kamerë të përparme të përqendruar, qoshet e smartphone-it duket se janë më pak të rrumbullakosura në krahasim me S10.
Galaxy S20 në pjesën e pasme përmban katër kamera, një blic LED dhe mikrofon, siç raportohet nga Androidpolice.
S20 + thuhet se ka instaluar një aparat fotografik me kënd të gjerë 48 MP dhe bën të mundur videot në 8K.
Thuhet se vjen me një ekran 6.7 inç Infinity-O (3200 x 1440 piksele). /Telegrafi/