Telegrafi

Rrjedhin detajet për Sony Xperia Play 2

Concept-Phones ka zbuluar disa fotografi të telefonit të mençur Sony Xperia Play 2, i cili vjen me ekran të ndjeshëm në prekje me diagonale prej 4.3 inç, procesor me dy bërthama 1.5GHz S4 Snapdragon, kamerë me 8.1 mega-piksel me LED ndriçues.

Për më shumë, modeli i telefonit i cili duket si kontrollues i konsolës Sony Play Station posedon edhe versionin e ri të Android, ICS 4.0, dhe shumë opsione tjera të cilat Sony do t’i zbulojë pas prezantimit zyrtar./ Telegrafi /