Telegrafi

Rrjedhin detajet për Motorola Moto G

Motorola Moto G posedon ekranin e ndjeshëm në prekje me 4.7 inç në formatin HD, me rezolucion prej 1280 x 720 pikselëve, dhe procesorit quad core.

Procesori i Motorola Moto G do të jetë quad core 1.5Ghz Qualcomm Snapdragon S4 Pro, ndërsa ende nuk dihet fuqia e RAM memories, edhe pse nuk pritet që ajo të jetë më e vogël se sa 1GB.

Karakteristikat tjera të Motorola Moto G do të përfshijnë edhe opsionet e memories me 8GB apo 16GB, si dhe kamerën e pasme me 8 mega-piksel me full HD, si dhe kamerën e përparme për të cilën nuk dihet asnjë detaj për momentin.

Motorola Moto G do të përmbajë edhe baterinë me 1,950 mAh, ndërsa telefoni do të vijë në dy ngjyra – të bardhë dhe të zezë. / Telegrafi /