Telegrafi

Rrjedhin detajet për Motorola Droid X2

Sipas të gjitha gjasave, seria e dytë e Motorola Droid X do të përfshijë procesorin me 1GHz NVIDIA Tegra 2, ndërsa ekrani i versionit të dytë të Droid do të jetë i ngjashëm me atë paraprak me 4.3 inç, ndërsa rezolucioni i X2 do të jetë me kapacitet të rritur prej 540 x 960 pikselëve.

Specifikat tjera të këtij modeli përfshijnë edhe USB 2.0, HDMI, DNLA dhe kamera me 8 mega-piksel e cila mund të incizojë HD video në 720p, ndërsa aty është edhe mikroSD kartela për rritje të hapësirës së magazinimit.

Ende nuk dihet se kur Droid X2 do të paraqitet në treg, mirëpo një gjë është e sigurt, ky model do të jetë në dispozicion në operatorin mobil Verizon, ndërsa sistemi i tij operativ do të jetë Android 2.2 Froyo, me mundësi freskimi të shpejtë në 2.3. / Telegrafi /