Site icon Telegrafi

Rrjedhin detajet për HTC Omega

Ky telefon pritet të dal në treg gjatë muajit të ardhshëm. Për më shumë, tani janë publikuar edhe disa pamje të HTC Omega.

Karakteristikat e këtij modeli për të cilat ishte folur edhe një muaj më parë, përfshijnë Super LCD ekranin e ndjeshëm në prekje me 3.8 inç, rezolucionin me 800 x 480 piksel, procesorin një bërthamor 1.5GHz MSM 8255, 512MB RAM, dhe kamerën me auto-fokus, e cila posedon 8MP si dhe ndriçuesin LED.

Thuhet se modeli më i ri i telefonit të mençur, HTC Omega, do të ketë edhe 16GB memorie të brendshme, GPS, 802.11 b/g/n WiFi, audio portin me 3.5mm, si dhe FM radio. / Telegrafi /
 

Exit mobile version