Telegrafi

Rrjedhin detajet për HTC 10, lansohet më 12 prill!

Gjatë disa javëve të fundit, HTC ka paralajmëruar pajisjen e saj të ardhshme, modelin HTC 10, ndërsa tani janë marrë vesh pothuajse të gjitha detajet e këtij modeli.

HTC 10 është paraqitur në GFXBench dhe Geekbench, duke zbuluar komplet specifikat që do të ofrojë.

Sipas listës, HTC 10 do të ketë një ekran me 5.2-inç me një rezolucion prej 2560 me 1440 pikselëve, të ngjashme me atë që shumica e pajisjeve të avancuara tashmë janë duke ofruar.

Modeli i ri i telefonit do të ofrojë edhe 4GB RAM, kamerën e pasme me 11MP, procesorin 820 procesor Qualcomm Snapdragon, 32GB memorie të brendshme, dhe Android 6.0 si sistemin e saj operativ.

Kompania do ta mbajë një ngjarje për shtyp më 12 prill, ku pritet ta lansojë modelin e ardhshëm – HTC 10.