Telegrafi

Rrjedhin detajet për fabletin e ri, LG Stylus

Telefoni me numër LG LS770 së fundmi është parë në regjistrat e FCC, dhe për të thuhet se do të jetë fableti i ri i LG-së, i quajtur LG Stylus.

LG Stylus fillimisht njihej si LG G Note, ndërsa pajisja thuhet se do ta sjell ekranin me 5.8 inç në baterinë me 3000 mAh.

Telefoni do të vijë edhe me Qualcomm Snapdragon 610 që ka procesorin quad core 64-bit, si dhe Adreno 405 GPU.

Për momentin këto janë informacionet e fundit që janë dhënë për LG Stylus, ndërsa pritjet janë që i njëjti të vijë me 2GB RAM dhe 32GB memorie, plus microSD dhe Android Lollipop. (Telegrafi)