Telegrafi

Rrjedhin detajet e Galaxy J1

Ky model zakonisht i kushtohet vendeve në zhvillim dhe ka korrur disa suksese.

Mu për këtë kompania koreane duket se ka vendosur ta bëjë këtë model edhe me një trashëgimtarë të ri.

Sipas disa burimeve jozyrtare thuhet se Samsung është në përgatitje të versionit të ri të Galaxy J1, specifikat e të cilit tashmë kanë rrjedhur online.

Galaxy J1 (2016) tashmë ka rrjedhur online dhe duket mjaft i ngjashëm me paraardhësit.

Sa për specifikimet, ka disa dallime, ndërsa ekrani i pajisjes vjen me 4.5 inç me një rezolucoin prej 480 nga 800 pikselëve në procesorin Exynos 3457 me 1GB RAM dhe Android 5.1.1 Lollipop si sistemin e saj operativ. (Telegrafi)