Telegrafi

Rrjedhin detaje të reja për Moto X +1

Tani, Moto X+1 është shfaqur në një faqe të një shitësi me pakicë në Brazil, dhe bashkë me fotografitë jepen edhe disa karakteristika të reja të telefonit të Motorola-së, të cilat më vonë janë fshirë nga uebfaqja e cila fillimisht i kishte publikuar ato.

Megjithatë, sipas këtyre burimeve thuhet se Motorola Moto X+1 do ta sjell ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonalen prej 5.2 inç në full HD me rezolucion prej 1920 x 1080 pikselëve, si dhe procesori quad core Qualcomm Snapdragon 800.

Karakteristikat tjera të Moto X+1 përfshijnë edhe 2GB RAM, 32GB, portin për microSD e cila e zgjeron hapësirën deri në 128GB.
Pajisja e re mobile e Motorola’së në Android do të sjell edhe kamerën e përparme me 5MP për selfie dhe video komunikimk, dhe një tjetër kamerë të pasme me 12MP, me mundësi të incizimit të videove në Full HD me 1080p.

Moto X +1 do të vijë me baterinë me 2,900 mAh, që thuhet se do të ofrojë deri në 26 orë të përdorimit të kombinuar, dhe funksionin e rezistencës ndaj ujit, ndër të tjera. /Telegrafi/