Spekulimet e deritanishme tregojnë se së shpejti do të dalin në treg dy pajisje të reja nën etiketën Nexus, specifikisht modelet Marlin dhe Sailfish, për të cilat është folur e raportuar edhe më herët.
Ndër prodhuesit e kaluar ka qenë Huawei që deri tani mendohej se do të jetë në pushim nga prodhimi i pajisjes së ardhshme Nexus.
Megjithatë, një lajm i fundit i publikuar nga ZDNet bën të ditur se skenari i mësipërm mund të ndryshojë.
ZDNet njofton se disa foto të lansuara në internet shfaqin Huawei-në si prodhues të njërës së pajisjeve të reja Nexus.
Nexus nga Huawei, sic tregojnë fotot e lansuara, do të ketë bateri me kapacitet prej 3,100 mAh.