Zëri anonim i industrisë teknologjike, ‘Mr White’, ka vazhduar historinë e tij të gjatë të rrjedhjes së produkteve të Apple, duke zbuluar dizajne për një iPhone të gjeneratës së ardhshme.
Ajo që tregohet është një koncept që pak a shumë ngjan me dizajnin aktual të iPhone, por përmban një grup të ri prej tri kamerave.
Në këndin e majtë të pajisjes, do të shihni tre prerje rrethore dhe dy prerje katrore.
Për më tepër, skematika lidhet në mënyrë të përkryer me rrjedhjet nga OnLeaks (një informator i besueshëm i industrisë) dhe blogun japonez të njohur Macotakara.
Ndërsa iPhone 11 me një përmirësim të kamerës do të ishte i shkëlqyeshëm, nuk mund të mos mendojmë se një përplasje kaq e madhe e kamerave duket pak e pa-strukturuar për Apple, duke pasur parasysh etikën e shkëlqyeshme minimaliste në produktet e tyre.
Me këtë në mendje, është e rëndësishme të mbajmë në mend se është akoma shumë e hershme kur vjen puna te iPhone i ri 2019 i Apple.
/Telegrafi/