Telegrafi

Rrjedhin detaje mbi Galaxy Note 10 dhe Galaxy S11

Thashethemet rreth Samsung Galaxy Note 10 kanë filluar të shpalosen në kohët e fundit dhe më të rejat thonë që kamerat e përparme dhe të pasme do të kenë një pozicion ndryshe nga ato të Galaxy Note 9.

Kjo është sipas një lajmëruesi të besueshëm, @UniverseIce, i cili tha se kamera e pasme do të kishte një vendosje vertikale.

Megjithëse kjo do të ishte një ndryshim paksa befasues, duke pasur parasysh se Note 9 dhe seria Samsung Galaxy S10 kanë një vendosje horizontale të kamerave.

Kur u pyetën nëse do të kishte “harduerin e njejtë”, @UniverseIce u përgjigj se po, do ta kishte.

Burimi nuk ka thënë se si do të ndryshojë pozicioni i kamerës së përparme, por ka të ngjarë të përdorë një vrimë të tillë si në S10.

I njëjti burim ka thënë se Samsung Galaxy S11 është koduar me emrin Picasso. Kjo do të kishte kuptim, duke pasur parasysh se Galaxy Note 10 besohet të jetë me emrin e koduar Da Vinci, megjithatë nuk na tregon shumë për telefonin.

Picasso u konsiderua si një piktor eksperimental, i cili ndihmoi në krijimin e stileve të reja si kubizmi, kështu që është e mundur që kjo të jetë një shenjë që Galaxy S11 do të ketë një dizajn apo veçori radikalisht të re.

Nuk ka ende shumë thashetheme të Samsung Galaxy S11, por Samsung ka lansuar kohët e fundit një aparat fotografik 64MP, i cili që mund të përfshihet. /Telegrafi/